Ndërlidhjet

BEOGRAD


Prokurori i Serbisë për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq ka thënë se zyra e tij po zhvillon hetime për një varr masiv që përmban afro 750 trupa. Hetimet janë pjesë e një procesi lidhur me vrasjen e civilëve në Bosnjën lindore në fillim të luftës, që zgjati prej vitit 1992 e deri në vitin 1995. Zoti Vukçeviq nuk dha detaje për lokacionin e këtij varri masiv, por tha se e tërë kjo ka lidhje me hetimet kundër një grupi të paramilitarëve serbë të akuzuar për ekzekutimin e qindra civilëve myslimanë afër qytetit Zvornik, që gjendet në kufi të Bosnjës me Serbinë.
XS
SM
MD
LG