Ndërlidhjet

UASHIGNTON


Politikani udhëheqës shiit irakian, Abdul Aziz al-Hakim tha se e vetmja mënyrë për t'ju shmangur luftës civile në Irak është që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të sulmojnë më fuqishëm kundër kryengritësve, që udhëhiqen nga sunitët. Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në Institutin amerikan për paqe në Uashington. Para fjalimit në këtë institut, zoti al-Hakim, në Shtëpinë e Bardhë, u takua me presidentin, George Bush. Zoti Bush i tha politikanit shiit irakian se ai nuk është i kënaqur me mënyrën e progresit në Irak.
XS
SM
MD
LG