Ndërlidhjet

BRUKSEL


Nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Burns, ka deklaruar sot në Bruksel se Shtetet e Bashkuara duan që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë zgjidhjen për statusin e Kosovës gjatë muajit shkurt apo fillim të marsit.
Burns, ripërsëriti se është befasuar me deklaratat e ambasadorit të Rusisë në Beograd i cili dje kërcënoi se Rusia do të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit. "Jam shumë i habitur se si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të kërcënoi me veto, kur ende nuk e kemi propozimin e Ahtisaarit", ka thënë Burns, duke nënvizuar se mund të ketë qenë keqinterpretim i asaj që ka thënë ambasadori rus. Sipas Burns, në një afat prej rreth 1 muaj pas zgjedhjeve në Serbi duhet të vendoset për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG