Ndërlidhjet

HILMI JASHARI: NUK PO BËHET MJAFT NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË QYTETARËVE


Hilmi Jashari, ushtrues detyre i Ombudspersonit të Kosovës

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Jashari, sot shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Si i vlerësoni ju në këtë ditë, realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë?

HILMI JASHARI
Situata në Kosovë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk është ndonjë situatë në të cilën qytetarët mund të jenë të kënaqshëm sa i përket mbrojtjes. Në veçanti duhet të theksojmë mungesën e mekanizmave adekuat për mbrojtjen e të drejtave të njeriu, mirëpo edhe kulturën e përgjithshme të krijuar në Kosovë, deri më sot, prej pas përfundimit të konfliktit. Unë kam theksuar në raportin e gjashtë vjetor që qytetarëve të Kosovës duhet të iu rikthehet besimi në aftësimin e vetëqeverisjes së institucioneve. Dhe kjo sipas mendimit tim, është duke ecur shumë ngadalë dhe nuk po bëhet mjaft në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Temë e vazhdueshme diskutimesh mbetet çështja e të drejtave të pakicave kombëtare në Kosovë. Cili është vlerësimi juaj në këtë drejtim?

HILMI JASHARI
Shqetësimet e mia kanë qenë të përafërta në këto që njëra nga sfidat më të mëdha për institucionet kosovare do të jetë mbrojtja e drejtave të minoriteteve. Për veç kësaj mbeten edhe një varg të drejtash tjera të grupeve që gjenden në pozitë të cenueshme, sidomos mbrojtja e grave ndaj dhunës, mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja e të drejtave të personave që janë privuar nga liria. Ngase, nga gjitha kategoria tjetër të shoqërisë, këto grupe gjenden në pozitë më të cenueshme dhe më lehtë mund të vihen në pozita të tilla që të iu cenohen apo të iu shkelen të drejtat e tyre, duke pasur parasysh kuptohet edhe të drejtat e minoriteteve. Mirëpo deri më tani nuk është bërë ndonjë progres i madh, përkundër disa zhvillimeve pozitive që ka pas. Për përmirësim të situatës, sipas mendimit tim, ka pas në lirinë e lëvizjes ndërsa në fushat tjera ka pas mangësi të mëdha, e sidomos në drejtën e kthimit, ka shumë problem. Por unë mendoi se ka edhe probleme të natyrave politike që janë të involvuarë të në këtë proces.

RADIO EVROPA E LIRË
Sipas ankesave që paraqiten tek ju, cilat janë problemet me të cilat përballen më së shumti qytetarët e Kosovës?

HILMI JASHARI
Në bazë të numrit të ankesave, edhe pse kjo nuk tregon pasqyrën e saktë dhe reale çka është duke ndodh në Kosovë, ngase unë flas në bazë të numrit të ankesave që janë paraqitur këtu. Numri më i madh i rasteve është kundër sistemit gjyqësor. Kryesisht ka të bëjë më zvarritjen e procedurave çoftë penale apo çoftë ato civile. Arsyetimi i gjykatave është se ato janë të stër ngarkuara më raste. Mirëpo unë konsideroi që kjo është një arsyetim të cilën pushteti ose institucionet e Kosovës, nuk duhet të pranojnë si të qëndrueshme. Pasi është e domosdoshme që vetë pushteti të interesohet të dhe të ndryshoi situatën ato ku vëren se ka defekte. Në raportet tona mbi rastet individuale, por edhe në raportet e përgjithshme kemi dërguar rekomandime të tilla për emërimin e gjyqtarëve shtresë. Mirëpo, edhe për themelimin e një mekanizmi, i cili vetë fakti të një vonese në vendosjen e një rasti, të konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriu dhe të ketë qytetari mundësi që të kërkoi kompensimin për shkelje të kësaj të drejte. Shkelet për herë të dytë e drejta e tij, sepse duhet të pres një kohë të gjatë e cila është në kundërshtim më të gjitha standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut..

RADIO EVROPA E LIRË
Shpeshherë është thënë se rrespektimi i të drejtave të njeriut në Kosovë nuk është i tërësishëm për shkak të moszbatimit të plotë të ligjit. Cili është mendimi juaj?

HILMI JASHARI
Në raportet tona ne kemi kritikuar shumë sistemin gjyqësor. Problemin më të madh e shohim në implementim adekuat të ligjeve që janë në fuqi. Nëse e shikoni raportin tonë vjetor do të shikoni një varg vërejtjesh për mos implementimin e ligjeve të cilat janë aprovuar. Një problem tjetër më rëndësi, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut është Korniza Kushtetuese e aprovuar nga UNMIK-u e cila ka parashikuar krijimin e një instance gjyqësore e cila do të merret më vlerësimin e ligjeve dhe deri më sot ajo nuk është zbatuar. Në aspektin praktik problemi që është shkaktuar për shkak të mos themelimit të kësaj dhome të veçantë, ka ndikuar që asnjë autoritet në Kosovë të mos jetë i sigurt se cili është ligji i aplikueshëm në rrethana të Kosovës. Shumicën e rasteve gjykatat janë ato që do të vendosin se cilat janë ato ligje që do të aplikohen për një kohë të caktuar. Ndërkaq nuk ka ndonjë gjykatë e cila do të jepte një përgjigje se cilat janë ligjet në fuqi në Kosovë. Më një rregullore të UNMIK-ut tjetër shumica e ligjeve që janë konsideruar se janë diskriminuese, janë evidentuar në kuptimin shprehimor dhe jo në dokument, dhe tash çka ndodh, kemi situatën kur rregullorja thotë nuk do të aplikohen ato ligje të cilat janë diskriminuese dhe nuk ka një institucion në Kosovë i cili do të jepte një përgjegjje se cilat janë ato ligje të cilat janë diskriminuese. Ngase nuk është duke funksionuar autoriteti apo dhoma e posaçme në gjykatën supreme e cila do të jepte interpretimin e kësaj dukurie.

RADIO EVROPA E LIRË
Si institucion që merret me vështirësitë në përmbushjen e të drejtave të njeriut, cilat janë vështirësitë me të cilat përballeni ju?

HILMI JASHARI
Si institucion në fakt ka qenë një vit mjaft i ndjeshëm për institucionin e Ombudsperonit, sepse është bërë tranzicioni në kalimin e udhëheqësve vendore. Me një vendim të Përfaqësuesit Speciale, jam ushtruar si ushtrues detyre në këtë institucion, derisa Kuvendi i Kosovës të emëroi Avokatin e Popullit. Dhe tashme jemi në dhjetor, u bë një vit i plotë dhe ende nuk ka përfunduar procesi i emërimit të një avokatit të popullit dhe zëvëndesave të tij, në mënyrë që ky institucion të kaloi plotësisht në duar të vendoreve edhe plotësisht të ketë mandatin që për katër vitet e ardhshme të udhëhiqet nga një person i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Për pos kësaj kemi pasur vështirësi edhe në aspektin e pavarësisë materiale si institucion. Ka pasur shumë ndërhyrje prej degëve të qeverisë, sidomos prej ministrisë së financave, në atë kuptimin për të caktuar nevojën e mjeteve buxhetore që i dedikohen institucionit të Ombudspersonit. Ka pasur gjithashtu edhe intervenime për reduktimin e personelit. Unë do të isha në dakord që ky institucion mos të ishte i njohur në rregullore si institucion i pavarura dhe i paanshëm, nuk bie në strukturat dhe ndikimet e qeverisëm. Pasi në çdo vend ku lejohet që institucionet e pavarura të bien në ndikimin e qeverisë, automatikisht krijohet hapësirë e madhe që këto institucione të kufizojnë fuqinë dhe mundësinë për të kritikuar qeverinë në rast se ato bëjnë shkelje të drejtave të njeriut. Prandaj këto kanë qenë disa nga shqetësimet e mia që i kam ngritë në të gjitha autoritetet.
INTERVISTOI: NADIE AHMETI
XS
SM
MD
LG