Ndërlidhjet

MOSKË


Të paktën 45 veta kanë e humbën jetën nga zjarri që shpërtheu sot herët në mëngjes në një klinikë të Moskës për shërimin e të sëmundjeve të varshmërisë.
Të gjitha viktimat janë femra, 43 paciente dhe dy të punësuara në këtë klinikë.
Ndihmës ministri rus për situata të jashtëzakonshme Aleksandër Çuprijan tha se në bazë të pozitës së trupave të pa jetë, viktimat ishin përpjekur të dalin nga ndërtesa, por kanë hasur në dyer të mbyllura.
Me këtë rast 10 persona janë plagosur, ndërsa më shumë se 100 janë evakuar. Zjarrëfikësit kanë thënë se zjarri me gjasë ka qenë i kurdisur.
XS
SM
MD
LG