Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani e ka hapur konferencën dy-ditëshe, që e vë në pyetje vrasjen e 6 milionë hebrenjve në Hollokaustin.
Qeveria iraniane tha se dëshiron ta vlerësojë shkallën e Hollokaustit, dhe nëse nazistët me të vërtetë përdorën dhoma gazi për t'i mbytur hebrenjtë.
Ministri i Jashtëm Manoucher Mottaki u tha delegatëve se takimi synon ta diskutojë çështjen në një atmosferë të liruar nga tabutë perëndimore. Ai e quajti anti-semitizmin një fenomen ekskluziv perëndimor që asnjëherë nuk ka ekzistuar te vendet islamike.
Konferenca është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Izraeli.
XS
SM
MD
LG