Ndërlidhjet

TIRANË


Përfaqësues të Komisionit Evropian shprehën sot shqetësimin e tyre për situatën para zgjedhore në Shqipëri. “BE ndihet keq që në Shqipëri ka ende probleme me zgjedhjet. Politika duhet të gjejë mirëkuptimin e jo të pres ndihmë nga ndërkombëtarët. Duhet pasur parasysh se këto zgjedhje janë test për vendin tuaj”, tha në një konferencë për shtyp pas përfundimit të raundit të 15 të grupit të Task Force, përfaqësuesi i KE Dirk Lange.
Edhe presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, shprehu shqetësimin e tij duke thënë se zgjedhjet nuk janë monopol i politikës dhe se duhet të gjendet gjuha e përbashkët që palët të përmbushin detyrimet kushtetuese.
XS
SM
MD
LG