Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri i Turqisë Recep Tayip Erdogan e vlerësoi si të 'padrejtë', vendimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për ngadalësimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë.
Erdogan tha se vendimi është marrë pavarësisht vullnetit të mirë të popullit turk.
"Shumë qartë e them se Turqia është trajtuar padrejtësisht në këtë proces. Miqtë tanë në Bashkimin Evropian na kanë premtuar gjëra që nuk janë realizuar, siç janë këto për heqjen e kufizimeve kundër Qipros Turke", tha Erdogan.
Ministrat e Jashtëm të BE-së u pajtuan për pezullimin e 8 nga 35 kapitujt e negociimit me Turqinë, pasi ajo nuk i hapi portet për Qipron fqinje.
XS
SM
MD
LG