Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë ka shfaqur kënaqësi për implementimin e standardeve në Kosovë dhe ka vlerësuar se zgjidhja e statusit përfundimtar duhet të jetë e pranueshme për shumicën dhe në harmoni me parimet e Grupit të Kontaktit.
Përfaqësuesja e Britanisës së Madhe ka akuzuar Serbinë se duke penguar serbët të marrin pjesë në institucionet e Kosovës "nuk mbron serbët, por qëndrimin e vet të fortë" duke sfiduar kështu Këshillin e Sigurimit.
Ajo ka vënë në pah se ekziston koncenzus në mesin e shumë vendeve që zgjidhja e statusit të Kosovës të jetë një formë e pavarësisë që do të ishte në harmoni me parimet e Grupit të Kontaktit.
Në emër të Bashkimit Evropian, Finlanda ka përshëndetur përparimin në zbatimin e standardeve dhe ka vlerësuar se zgjidhja e statusit të Kosovës paraqet sfidë për gjithë bashkësinë ndërkombëtare.
Finlanda ka sinjalizuar se statusi i Kosovës nuk do të shërbej si precedent për rajonet tjera.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ftuar të gjitha palët që para përcaktimit të statusit të përmbahen nga dhuna.
"Nuk do të ketë kthim në gjendjen e para vitit 1999, ndarje dhe as bashkim të Kosovës me ndonjë vend tjetër, ndërsa zgjidhja e statusit duhet të rrespektoj multietnicitetin e Kosovës, të garantoi të drejtat e pakicave dhe të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës", kanë vlerësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Franca ka vlerësuar se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të jetë e pranueshme për shumicën e popullatës së Kosovës dhe të rrespektoi parimet e Grupit të Kontaktit.
Përfaqësuesi i Rusisë ka akuzuar liderët e Kosovës se po shantazhojnë duke kërcnuar me revolta masovike në rast të shtyerjes dhe ka shtuar se dhuna në Kosovë do të ngadalsonte dhe jo shpejtonte procesin.
Rusia gjithashtu ka vlerësuar se nuk është bërë mjaft në mbrojtjen e trashëgëmisë kulturore, kthimin e refugjatëve dhe decentralizimin.
Kina ka sinjalizuar se çështja e Kosovës është e ndjeshme, e komplikuar dhe nga ajo varret stabiliteti i gjithë rajonit dhe Ballkanit.
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka thënë se shtyreja e mëtejme e vendimit për statusin e Kosovës do të shkaktonte jostabilitet në rajon.
Shtyerja do të ngritë tensionet dhe do t'u konvenonte ektremistëve të të gjitha palëve, ka thënë Ryker.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan në raportin që i ka paraqitur Këshillit të Sigurimit ka vënë në pah se çdo shtyerje e mëtjeme e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të shkaktonte jostabilitet.
Kofi Anan ka ftuar dy palët që të përmbahen nga aksionet dhe deklarimet unilaterale.
Zhvillimet politike nuk do t'i diktoj rruga, ka porositur Kofi Anan i cili njëherit ka shfaqur pakënaqësi me faktin që liderët e serbëve të Kosovës nuk marrin pjesë në institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG