Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BRUKSEL


Sot në Bruksel mbahet samiti i presidentëve dhe i kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilin pritet të diskutohet edhe për Kosovën. Pritet që në këtë samit të bisedohet edhe për një rol të rëndësishëm të BE-së, në Kosovë pas përcaktimit të statusit.
Ndërsa, bëhet e ditur se liderët e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, nënshkruan sot në Bruksel dokumentin që shënon anëtarsimin formal të të trija vendeve në programin e NATO-s, "Partneritet për Paqe". "NATO e mirëpret hyrjen e të trija vendeve në këtë program", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer i cili duke kujtuar 11 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit që çoi në përfundimin e luftës në Bosnje, tha se "Bosnja përfundimisht nga koha e Dejtonit kaloi në kohën e Brukselit".
XS
SM
MD
LG