Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ka përfunduar sot në Bruksel samiti dyditësh i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin dominuan diskutimet për Ballkanin Perendimor dhe procesin e zgjerimit. Liderët e vendeve të BE-së thanë se mbështesin plotësisht procesin që udhëhiqet nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në konkluzat e tyre, liderët e BE-së janë shprehur se do të dëshironin që Kosova të ketë një status sa më të qartë, në mënyrë që edhe BE-ja të mund të reagoj në mënyrë të shpejtë dhe të unifikuar ndaj statusit. Poashtu është shprehur gatishmëria e BE-së që të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovë si dhe në praninë ndërkombëtare në të ardhmen.
Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian thanë ndërkaq se procesi i zgjerimit konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për stabilizimin e Ballkanit Perendimor.
XS
SM
MD
LG