Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Bagdad filloi sot konferenca dy ditëshe që ka për qëllim pajtimin kombëtar. Të pranishëm janë rreth 200 delegatë ndërsa po diskutohen çështje të shumta që kanë të bëjnë me sigurinë në vend.
Duke ju drejtuar të pranishmëve, kryeministri irakian Nuri al-Maliki ftoi ish anëtarët e ushtrisë irakiane të kohës së Sadam Hyseinit, që t'i bashkangjiten ushtrisë së re të vendit.
Konferenca e sotme shihet si rast i mirë për të gjetur mënyrat e përfundimit të dhunës në Irak.
XS
SM
MD
LG