Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë, sot në Bagdad, janë vrarë së paku 11 vetë dhe plagosur afro 30 të tjerë, informojnë agjencitë e lajmeve. Sulmuesi është përplasur me makinën e tij në një post bllok të policisë në lagjen Jadriyah të Bagdadit, kështu që ndër viktima ka policë dhe civilë.

Prej zhvillimeve të tjera nga Iraku veçojmë transferin e autoritetit nga forcat amerikane tek ato irakiane në provincën Naxhaf. Kjo është provinca e 18 në Irak që është nën autoritetin lokal.
XS
SM
MD
LG