Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka kritikuar fuqitë perendimore, që sipas tij, tentojnë ta dënojnë Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me sanksione për shkak të programeve bërthamore.
Sipas tij, vendet perendimore përpiqen ta kthejnë situatën në favor të tyre.
"Disa prej kushteve në projekt rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit ndaj Iranit, përfshirë kufizimet ndaj zyrtarëve iranian për udhëtime jashtë vendit, mendojmë se janë përpjekje e qartë për të sjellur elemente dënimi në rezolutë, për të cilat që nga fillimi nuk jemi pajtuar", tha Lavrov.
XS
SM
MD
LG