Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjatë vitit të ardhshëm, Kosova do të mund të ketë edhe 18 komuna të reja, përfshirë pesë komunat me shumicë serbe, ndërkohë që parashihet edhe formimi i disa qyteteve me dy e më shumë komuna. Kështu tha sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, i cili njëkohësisht është edhe ministër i Pushtetit Lokal.
Haziri tha se sfida kryesore e vitit për ministrinë e tij ka qenë pikërisht decentralizimi dhe reforma e pushtetit lokal dhe gjërat tashmë janë pothuajse të qarta, ndërsa pritet vetëm shpalosja e pakos së Ahtisarit.
Në takimin e fundit për këtë vit me gazetarët, ministri Lutfi Haziri tha se ka pasur përparim në fushë të pushtetit lokal, mirëpo edhe probleme kryesisht në komunat me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG