Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 9 civilë e humbën jetën dhe 11 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti bombë në Bagdad.
Policia tha se bomba shpërtheu në një rrugë tregtare në pjesën shiite të Bagdadit.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm irakian tha se rreth 12 mijë oficerë policie e kanë humbur jetën prej fillimit të invazionit në Irak, në mars, 2003.
Jawad al-Bolani tha se policët janë vrarë në përleshjet kundër kriminelëve, milicive dhe kryengritësve.
Dje e humbën jetën 7 policë irakianë, ndërsa ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se prej të shtunës janë vrarë 6 ushtarë amerikanë në Irak.
XS
SM
MD
LG