Ndërlidhjet

BAGDAD


Këshilltari irakian për Siguri Kombëtare Muvafak al-Rubaie ka bërë të ditur se gjykata e apelit e ka mbështetur dënimin me vdekje për krime kundër njerzimit ndaj ish diktatorit irakian Sadam Hysein.
Ish lideri irakian është dënuar në nëntor me ekzekutim për rolin e tij në vrasjen e 148 shiitëve në Dujail më 1982.
Vendimi i gjykatës tash pritet të ratifikohet nga presidenti Jalal Talabani dhe dy nën presidentët irakian. Pas ratifikimit, dënimi me ekzekutim duhet të kryhet brenda 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG