Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë dhe Bjellorusisë që ta ndalin konfliktin rreth çmimeve të gazit, që njëherësh do të mund të ndikonte tek furnizuesit e vendeve anëtare të familjes evropiane.
Gazpromi rus ka kërcënuar t'i ndërprejë Bjellorusisë furnizimin me gaz, pasi Minsku refuzoi çmimin e dyfishuar nga 1 janari.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Energji Andris Piebalgs, ftoi për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme për të dyja palët, e cila nuk do të pengonte transportin e gazit nga Rusia në vendet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG