Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Kuvendit Kolë Berisha i kanë uruar sot besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.
"Kjo ditë paraqet flijim për paqen dhe lumturinë e njeriut. Është ditë e besimit në Zotin, e mirëkuptimit dhe dashurisë së ndërsjellë", thuhet në urimin e presidentit të Kosovës, në të cilin gjithashtu theksohet se "është duke u punuar me vendosmëri që Bajrami i ardhshëm të kremtohet në Kosovën e pavarur".
Ndërkaq në urimin e kryeparlamentarit Berisha shprehet dëshira që kjo festë të kalojë në shenjë të "solidaritetit dhe vëllazërisë".
Me rastin e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë i kanë uruar edhe udhëheqës të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.
XS
SM
MD
LG