Ndërlidhjet

PRISHTINË


Viti 2006 për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka qenë një vit i përkushtimeve të përbashkëta të skenës politike kosovare, përderisa viti 2007 sipas tij, do t'i sjellë Kosovës statusin, si dhe udhëheqje të re.
"Mund të konkludojmë se viti 2006 ishte vit i përkushtimeve të përbashkëta të skenës politike kosovare për vënien e kornizave juridike për shtetin e ardhshëm të Kosovës", tha kreu i PDK-së, Hashim Thaçi në paraqitjen e tij të fundit për këtë vit para mediave.
"Viti 2007, uroj, besoj dhe jam i bindur se do të jetë vit i vendimit për Kosovën shtet, do të nxjerrim Kushtetutën e re moderne, do t'i nxjerrim simbolet e unitetit shtetëror e qytetar të Kosovës, ligjin zgjedhor do t'i organizojmë edhe zgjedhjet e reja, të lira e demokratike, të përgjithshme e lokale", tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG