Ndërlidhjet

LONDËR


Sot u mbyll një kapitull i historisë. Më shumë se 60 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Britania më në fund u pagoi borxhet e luftës Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Thesari britanik shpalli se i ka paguar 83 milionë dollarët e fundit Shteteve të Bashkuara dhe 23 milionë dollarë Kanadasë.
Uashingtoni dhe Otava i dhanë hua Londrës më shumë se 5 miliardë dollarë në vitet 1945-1946 për shpenzimet ushtarake dhe rindërtimin e pas luftës.
XS
SM
MD
LG