Ndërlidhjet

BANGKOK


Moskoordinimi logjistik po shndërrohet në një tragjedi tjetër në Azinë jugore, derisa ndihmat humanitare dhe ekipet e shpëtimit kanë vërshuar vendet e përmbysura nga cunami i fundjavës së kaluar.
Nga tërë bota ndihmat kanë arritur në 1 miliardë e 360 milionë dollarë.
Një forcë multiancionale, punëtorët humanitarë, aeroplanët ushtarakë dhe anijet kanë vërshuar rajonin.
Sekretari i përgjithshëm, i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha të premten në Kombet e Bashkuara se është thelbësor koordinimi:
"Kur them koordinimi, nuk nënkuptoj vetëm mes shteteve anëtare, por po ashtu edhe në nivelin kombëtar, me OJQ-të kombëtare, Kryqin e Kuq, organziata nacionale, rajonale si dhe përpjekjet ndërkombëtare", ka thënë Annan.
Agjencitë humanitare thonë se detyra më e rëndë mbetet dërgimi i ndihmave nga aeroplanët në rajonet e prekura.
Koordinatori për ndihma i Kombeve të Bashkuara Jan Egelnad ka thënë se në tërë rajonin, vlerësohet se kanë vdekur 150 mijë persona. Më shumë se 2 milionë të tjerë janë të rrezikuar nga lëndimet, sëmundjet, mungesa e ushqimit si dhe uji i pastër.
XS
SM
MD
LG