Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ZAGREB


Në Kroaci sot po votohet për të zgjedhur presidentin e vendit. Presidenti aktual Stipe Mesic është kandidati kryesor për fitoren e këtyre zgjedhjeve, ku marrin pjesë edhe 12 kandidatë të tjerë. Mesic që erdhi në pushtet në vitin 2000, pas votimit të sotëm deklaroi:
"Pres të fitoj qysh në raundin e parë. Baraspesha e mbështetësve do jetë e njëjtë dhe në raundin e dytë dhe ky i fundit vetëm sa do të rrisë shpenzimet."
Bazuar në anketat e opinionit, kandidatja presidenciale me mbështetje më të madhe, pas Mesicit është Jadranka Kosor, aktualisht zëvendëskryeministre.
Raundi i dytë i votimeve, nëse askush nuk fiton shumicën, do të zhvillohet më 16 janar. Kroacia synon t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, derisa dy kandidatët kryesorë kanë premtuar se do vazhdojnë politikat pro-perëndimore.
XS
SM
MD
LG