Ndërlidhjet

BAGDAD


18 anëtarë të Gardës Kombëtare të Irakut dhe një civil kanë humbur jetën pas një sulmi vetvrasës me autobombë. Incidenti ka ndodhur pranë një baze ushtarake amerikane në Balada, 80 kilometra në veri të Bagdadit. Ky sulm vjen pas atij të djeshëm ku ekzekutimi i pesë anëtarëve të forcave irakiane ishte vendosur në internet.
Incidentet e dhunës kanë vazhduar derisa po afrohen zgjedhjet e përgjithshme në vend. Në të tjera zhvillime nënsekretari amerikan i Shtetit Richard Armitage ka diskutuar gjendjen në Irak me presidnetitn e Sirisë fqinje, Bashar Assad. Uashingtoni i ka dorëzuar Damaskut njëlistë me emrat e bathistëve irakinë që gjenden në Sirit, të cilët besohet se janë organizatorë të kryengritësve në Irak.
XS
SM
MD
LG