Ndërlidhjet

BANDA ACE – INDONEZI


Ndonëse është shënuar përparim në dhënjën e ndihmës për viktimat e tsunamit sërish agjencitë humanitare përballen me sfida të shumta, ka bërë të ditur Jan Egeland, kordinatori i organizatës botërore për ndihmat humanitare.
Njëherësh Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen se fëmijët e mbetur jetimë apo të ndarë nga familjet, si pasojë e tsunamit mund të jenë cak i trafikantëve. Indonezia ka marrë masa shtesë për të mos lejuar daljen jashtë vendit të fëmijëve nën 16 vjec. Ndihmat për zonat e prekura nga katastorfa po vijnë nga e gjithë bota, përfshi dhe vendet e varfëra. Afganistani ka dërguar tre ekipe mjekësore dhe ka grumbulluar ndihma për të mbijetuarit. Koreja e Veriut, që mbështetet në ndihmat humanitare për të përballuar nevojat në ushqim të popullsisë ka dërguar 150 mijë dollarë ndihma.
Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell ka mbërritur mëngjeisn e sotëm në rajonin e Aces, në Indonezi, që është një ndër më të prekurit nga katastrofa e tsunamit.
"Nuk kam parë asnjëherë dicka të tillë me gjithë përvojën time. Tani kam një pamje më të qartë se sa e cfarë duhet për të përballuar situatën dhe për të ndihmuar njerëzit të rindërtojnë shtëpitë, jetët dhe bizneset e tyre", tha Pauell.
XS
SM
MD
LG