Ndërlidhjet

AMAN


Përfaqësuesit e vendeve fqinje me Irakun kanë premtuar të mos ndërhyjnë në zgjedhjet irakiane të parapara për 30 janar. Ky ishte dhe përfundimi i takimit të zyrtarëve të lartë nga Irani, Siria, Turqia, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Jordania, që konfirmuan njëherësh tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Irakut.
Në të tjera zhvillime, kryeministri irakian, Ijad Allaui, ka shtyrë për 30 ditë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u vendos së pari nëntorin e kaluar. Ndërkaq policia irakiane gjeti trupat e pajetë të 18 irakianëve që kërkonin punë në një bazë ushtarake në veri të Bagdadit. Të 18 ishin ekzekutuar nga kryengritësit dhe u gjetën në Mosul. Njëherësh njoftohet edhe për rrëmbimin e një gazetareje franceze të së përditshmes Liberation dhe përkthyesit të saj.
XS
SM
MD
LG