Ndërlidhjet

JOHANESBURG


Djali i ish presidentit të Afrikës së Jugut dhe luftëtarit kundër aparteidit, Nelson Mandela, ka vdekur gjatë ditës në Johanesburg nga SIDA.
Mandela në një konferencë shtypi me këtë rast theksoi:
"Shpresoj që me kalimin e kohës ne do të kuptojmë se është e rëndësishme të flasim hapur për SIDA-n dhe njërëzit që vdesin prej kësaj sëmundje."
Afrika ndonëse është kontinenti më i goditur nga SIDA, njerëzit ende nuk flasin për sëmundjen, duke ulur gjasat e informimit parandalues dhe ndihmës për të prekurit nga kjo sëmundje.


XS
SM
MD
LG