Ndërlidhjet

RAMALLAH


Rezultatet preliminare tregojnë se kandidati i moderuar Mahmud Abbas ka fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale palestineze që u mbajtën sot.
Pjesëmarrja e palestinezëve në votime për të zgjedhur trashëgimtarin e Yasser Arafatit ishte e vogël, për shkak të vonesave të shkaktuara nëpër postblloqet izraelite. Megjithatë, vëzhguesit ndëkombëtarë thanë se Izraeli duket se ka mbajtur premtimin për të lehtësuar kalimin e palestinezëve nëpër postblloqet e tyre. Mahmoud Abbas, sipas anketave të opinionit ka fituar 66 për qind të votave.
"Procesi demokratik rrjedh mirë dhe si duhet. Në mos tjetër, kjo provon se palestinezët janë të aftë të marrin pjesë në demokraci", tha Abbas pasi hodhi votën e tij.
Ministri i jashtëm izraelit Silvan Shalom ka thënë se pret që pas zgjedhjeve palestinezët të zbatojnë përkushtimin për procesin e paqes.
XS
SM
MD
LG