Ndërlidhjet

XHAKARTË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara sot i vazhdoi vizitat në vendet e prekura nga cunami i 26 dhjetorit, duke fluturuar mbi ujdhesat Maldive.
"Sa u përket Kombeve të Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare, mendoj se vendi juaj dhe vendet tjera do të mbështeten përmes ndihmave në fazën emergjente dhe ndihmave në fazën e rindërtimit", tha Kofi Annan.
Zyrtarët thanë se të paktën 9 ujdhesa tani janë të pabanueshme pas valëve të shkaktuara nga tërmeti, i cili la të vrarë të paktën 156 mijë njerëz përgjatë Oqeanit Indian.
Në Xhakartë, ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer tha se vendi i tij është i gatshëm t'i ngrijë borxhet që Gjermanisë i kanë vendet e goditura nga cunami.
"Jemi të gatshëm t'i diskutojmë të gjitha opcionet, duke filluar me moratoriumin e borxheve. Britania dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu e planifikojnë të njëjtën", tha Fischer pas takimit me presidentin e Indonezisë Susilo Bambang Yudhoyono.
XS
SM
MD
LG