Shefi i komandës qendrore të forcave amerikane, John Abizaid është takuar në Pakistan me presidentin Pervez Musharraf për të diskutuar luftën ndaj terrorizmit. Pak detaje janë bërë të ditura pas takimit. Shërbimi i Brendshëm për Marrëdhënie Publike, një organizatë e ushtrisë pakistaneze ka thënë në një deklaratë se "Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe vizita e Abizaidit ndihmon në forcimin e tyer".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.