Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit irakianë vranë sot zëvendës shefin e policisë së Bagdadit dhe birin e tij, ndërsa sulmuan me bomba edhe një stacion të policisë në kryeqytet, duke vrarë 4 policë. Po sot në Bagdad, nga bombat skaj rrugës u vranë dy ushtarë amerikanë.
Në zhvillime tjera, ministri i brendshëm britanik Geoff Hoon tha se Britania do të dërgojë 400 trupa shtesë në Irak para zgjedhjeve të 30 janarit.
Kurse, presidenti i Ukrainës Leonid Kuçma ka urdhëruar tërheqjen e kontigjentit prej 1600 ushtarëve ukrainas nga Iraku deri në mes të këtij viti.
XS
SM
MD
LG