Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë dhe Malit të Zi planifikon zëvendësimin e forcave ushtarake me ato policore në ruajtjen e kufirit. Kjo është bërë e ditur nga ministri serbo-malazez i mbrojtjes, Përvosllav Davinic, vetëm një ditë pas protestave masive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, për shkak të vrasjes nga rojat kufitare të 16 vjecarit shqiptar, Dashnim Hajrullahu. Zyrtarët më të lartë politikë e ushtarkë të Serbisë kanë diskutuar sot rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës.
Davinic për "Evropa e Lirë" ka deklaruar se ky vendim nuk ka të bëjë me kërkesat e shqiptarëve, por ishte planifikuar kohë më parë.
"Natyrisht që do ta tërheqim ushtrinë nga kufijtë, dhe jo vetëm nga ai me Maqedoninë. Ky hap është rezultat i detyrimeve që duhet të plotësojnë vendet vendet, të cilat synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ajo cfarë kërkojnë shqiptarët është tashmë pjesë e politikës sonë drejt Evropës. Njëherësh kërkesat e pakicës shqiptare në këtë pjesë të vendit tonë do të përmbushen", tha Davinic për "Evropa e Lirë".
XS
SM
MD
LG