Ndërlidhjet

BAGDAD


Disa zona në Irak mund të jenë pasigurta për të zhvilluar zgjedhjet e 30 janarit, ka deklaruar kryeministri irakian, Ijad Allaui. Do të ketë disa zona që nuk do mund të marrin pjesë në zgjedhje, por ato do të jenë të izoluara, ka theksuar Allaui. Allaui e Bush kanë pasur një bisedë telefonike për zhvillimet në Irak.
Ndërkaq vazhdojnë incidentet e sigurisë, ku gjatë ditës 6 policë irakianë janë vrarë nga një sulm vetvrasës në vendlindjen e Sadam Huseinit, Tikrit. Ndërkaq në të tjera incidente në qytetin Jusifiah janë vrarë së paku 7 vetë, të gjithë irakianë.
XS
SM
MD
LG