Ndërlidhjet

FORT HOOD/TEXAS


Një ish i burgosur në burgun Abu Ghraib ka paraqitur dëshminë e tij në gjykatën ushtarake amerikane, në procesin kundër ushtarit Charles Graner, i akuzuar për pjesëmarrje në abuzimin e të burgosurve irakienë.
Në dëshminë e incizuar, ish i burgosuri tha se abuzimet fizike dhe seksuale, që i kish vuajtur nga Graner dhe gardianët tjerë të burgut, kanë qenë aq të rënda sa e kanë shtyrë të përpiqet të bëjë vetëvrasje.
Avokatët e Graner pohuan se klienti i tyre vetëm i ka ndjekur urdhërat e agjentëve të kundërzbumlimit për "t'i zbutur" të burgosurit.
XS
SM
MD
LG