Ndërlidhjet

PORT LUIS/MAURICIUS


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i ka mirëpritur zotimet zemërgjera të vendeve dhe organizatave të shumta për të ndihmuar viktimat e cunamit, dhe ka thënë se paratë do të menaxhohen si duhet.
Zëdhënësi Fred Eckhard tha se kreu i organizatës botërore ka për qëllim të themelohet një sistem efikas për të siguruar transparencën dhe menaxhimin e drejtë të fondeve të grumbulluara.
Në Indonezi, nënpresidenti Yusuf Kalla tha se trupat e huaja që ndihmojnë në provincën Aceh duhet ta përfundojnë punën dhe të largohen brenda 3 muajve.
Forcat e armatosura nga Australia, Japonia, Malajzia, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara, janë angazhuar në provincën Aceh, e cila është më e goditura nga cunami, por është edhe arenë e një konflikti të gjatë të separatistëve myslimanë.
Në Paris, ministri francez i Financave Herve Gaymard tha se kreditorët kryesorë botërorë do të miratojnë një memorandum për shlyerjen e borxheve të vendeve të prekura nga cunami.
XS
SM
MD
LG