Rrahman Paçarizi, Prishtinë
UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës nuk do të kenë më durim dhe nuk do të jenë të gatshme të presin edhe më tej vendimin për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës, i ka porositur dje përfaqësuesit e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, tha një nga zyrtarët e lartë të kësaj liste, Dragisha Kërstoviç:
"Zoti Petersen tha se tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim për këtë dhe UNMIK-u bashkë me institucionet nuk do të kenë më durim për ta pritur një vendim të tillë të serbëve," tha Dragisha Kërstoviç, duke folur për takimin e mbrëmshëm ndërmjet shefit të UNMIK-ut Jessen Petersen, me përfaqësuesit e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, subjekt të cilit i takojnë tetë nga dhjetë vëndet e rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës.
Mirëpo, zëdhënësja e UNMIK-ut Marcia Poole, tha se takimi i djeshëm ishte një lloj përgatitjeje për udhëtimin e zotit Petersen më 17 janar në Beograd, ku do të takohet me kreun e atjeshëm shtetëror:
"Zoti Petersen i ka njoftuar përfaqësuesit e serbëve për çështjet që do të diskutohen në Beograd, që para së gjithash kanë të bëjnë me të zhdukurit," tha zëdhënësja Poole.
Në anën tjetër, sipas përfaqësuesve serbë, shefi i UNMIK-ut Petersen, u ka thënë përfaqësuesve serbë, se të hënën në Beograd do të shkojë me qëndrime shumë të qarta:
"Petersen do të jetë më 17 janar në Beograd dhe do të ketë bisedë shumë serioze me kryeministrin Koshtunica dhe do t’i bëjë shumë të qarta porositë e tij, sidomos lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës dhe në grupet punuese," tha Dragisha Kërstoviç.
Ai ka thënë se pas 17 marsit të vitit të kaluar serbët janë duke kërkuar situatë më të qartë, ndërkohë që në takimin e përfaqësuesve të kësaj liste në Beograd me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dy ditë më parë, nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në institucione. Kërstoviç tha se në takim është thënë se subjektet serbe që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit në Kosovë, janë përfaqësuesit e vetëm legjitimë të serbëve në Kosovë, pavarësisht nga numri tepër i vogël i votuesve. Në anën tjetër, subjekti tjetër i serbëve, që ka marrë pjesë në zgjedhje, Iniciativa qytetare Serbia, që nga fillimi ka marrë pjesë në punimet e Parlamentit dhe ka paralajmëruar gadishmërinë për pjesëmarrje në qeveri dhe në organet e tjera të Kosovës.
Përveç dhjetë vendeve të rezervuara në parlament që serbët mund të shfrytëzojnë, ata kanë edhe dy poste ministrash dhe dy zëvendësministrash.