Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i serbisë Boris Tadiq u ka bërë thirrje për qetësi shqiptarëve të Luginës së Preshevës pas vrasjes së 16-vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga kufitarët serbë.
"Nuk guxon të ketë konflikt tjetër në Serbinë jugore, dhe nuk duhet të lejojmë që kjo ngjarje tragjike të shkallëzohet në përleshje", ka thënë Tadiq.
Ndërkohë, Lëvizja e Progresit Demokratik, që përfaqëson ish guerilët e ish Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës ta ruajnë gjakftohtësinë në kohën kur, sipas saj, rajoni po kalon ditët më të vështira nga lufta.
Në komunikatën kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që sa më shpejtë t'i rifillojë bisedimet për zgjidhjen e drejtë politike të problemit të Luginës së Preshevës.
XS
SM
MD
LG