Ndërlidhjet

BAGDAD


Shtetet e Bashkuara e kanë përfunduar kërkimin e armëve për shkatërrim në Irak pa gjetur asnjë të tillë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se më nuk do të ketë kërkime aktive për armët vdekjeprurëse.
"Saddam Husseini ndiqte një strategji agresive për ta minuar programin naftë-për-ushqim, dhe për t'u bishtëruar sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Ai kishte për qëllim të vazhdojë të ndjekë programin e armëve për shkatërrim në masë pasi sanksionet të ngriteshin", tha Scot McClellan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka theksuar armët e ndaluara si justifikimin kryesor për luftën.
McClellan gjithashtu tha se zgjedhjet në Irak të planifikuara për fundin e muajit me gjasë nuk do të jenë të përsosura.
Duke sugjeruar se mund të kenë disa probleme, McClellan tha se bëhen përpjekje që zgjedhjet të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërkohë, ushtria amerikane tha se forcat e saj kanë arrestuar 6 të dyshuar për vrasjen e guvernatorit të Bagdadit Ali al-Haidri javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG