Ndërlidhjet

PARIS


Ministri francez i Financave Herve Gaymard tha se kreditorët kryesorë botërorë do të miratojnë moratoriumin për shlyerjen e borxheve të vendeve të prekura nga cunami.
Gaymard i bëri këto komente për radion franceze para takimit të 19 vendeve më të mëdha kreditore, të njohur si 'Klubi i Parisit'.
"Në dritën e rrethanave të vështira, në të cilat gjenden ekonomitë e këtyre vendeve, shihet qartë se anëtarët e G 7 do ta ndjekin nismën e Gjermanisë dhe Francës, që këto vende të mund ta tejkalojnë këtë problem të madh", tha Geymard.
Të paktën 156 mijë njerëz në mbi 10 vende e humbën jetën nga cunami që pasoi tërmetin nënujor në ujdhesën Sumatra të Indonezisë në 26 dhjetor.
XS
SM
MD
LG