Ndërlidhjet

VJENË


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë dhe kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Dimitrij Rupel, ka deklaruar se në Kosovë është i mundur progresi dhe se ndoshta ka ardhur koha për fillimin e bisedimeve. Duke folur në konferencën për media, pas fjalës së mbajtur para Këshillit të përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Rupel ka thënë se të gjithë bashkëbiseduesit shqiptarë kanë shfaqur dëshirën për bashkëpunim me serbët e Kosovës, ndërsa serbët janë penduar për mospjesëmarrje në zgjedhje. Dimitrij Rupel ka thënë se tash është e rëndësishme që të bëhen përgatitjet për periudhën e vlerësimit të standardeve për Kosovën.
XS
SM
MD
LG