Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare Jan Egeland i apeloi sot Indonezisë që të mos imponojë afate dhe kufizime për ushtarët e huaj, të cilët po i ndihmojnë të mbijetuarit. Nënpresidenti i Indonezisë Yusuf Kalla, tha dje se dëshiron, që të gjithë trupat e huaj ta lëshojnë vendin deri në fund të marsit. Qeveria indoneziane po ashtu u kërkoi punëtorëve humanitarë që në provincën e Acehut të shkojnë me përcjellje ushtarake, për shkak të kërcënimeve të rebelëve, pavarësisht nga zotimet e kryengritësve se kanë anuluar armiqësitë.
Duke folur në Pentagon, presidenti George Bush tha se ushtria amerikane është duke bërë shumë për viktimat e cunamit:
"Flitet shumë, se si shumë në botë nuk e vlerësojnë Amerikën. Unë ju siguroj se ata që janë ndihmuar nga ushtria jonë e vlerësojnë Amerikën", tha Bush.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG