Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Një përfaqësues i klerikut shiit të Irakut, Ayatollah Ali al-Sistani është vrarë së bashku me të birin dhe katër truprojet e tij. Një klerik shiit tha se vrasja është përpjekje për të filluar një luftë mes sekteve, para zgjedhjeve të ardhshme.
Në një sulm tjetër të kryengritësve sot në qendër të Bagdadit u vranë 6 persona dhe u rrëmbye një biznesmen turk.
Ndërkohë, kryeministri irakian Iyad Allawi tha se me zgjedhjet e ardhshme do t'i jepet fund kryengritjes 20 muajshe.
Në Paris presidenti irakian Ghazi al-Yawar u zotua se zgjedhjet do të jenë 100 për qind të lira dhe korrekte.
Në Uashington, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell deklaroi se trupat amerikane do të fillojnë të largohen nga Iraku këtë vit.
XS
SM
MD
LG