Ndërlidhjet

STRASBURG


Parlamenti Evropian përmes një rezolute mirëpriti zgjedhjen e liderit opozitar Viktor Jushchenko, president të Ukrainës.
Nënkryetari i parlamentit deputeti polak Jacek Saryusz-Wolski tha se tash është koha që Bashkimi Evropian të ndryshojë strategjinë ndaj Ukrainës:
"Ne duhet t'i ofrojmë Ukrainës anëtarësimin. Kjo është në të mirën tonë dhe në interes të demokracisë në tërë Evropën", ka thënë Wolski.
Anëtarët tjerë kanë thënë se është shumë herët të ofrohet anëtarësimi dhe në vend të tij, propozuan përforcimin e lidhjeve ekzistuese.
XS
SM
MD
LG