Ndërlidhjet

BRUKSEL


Cështjet që lidhen me të drejtat e njeriut do të luajnë një rol të rëndësishëm në fillimin e dialogut politik mes Bashkimit Evropian dhe Iranit.
Cristina Gallach, zëdhënëse e shefit të diplomacisë evropiane, Javier Solana, ka theksuar se në të kaluarën bisedat me Teheranin rreth të drejtave të njeriut kanë rezultuar të vështira.
"Ne kemi zhvilluar disa herë një dialog kompleks e të vështirë të quajtuar bisedimet për të drejtata e njeriut, cfarë e ka ndihmuar Bashkimin Evropian të kuptojë më mirë, e të mbikqyrë më me efikasitet se cfarë po ndodh realisht në Iran. Bashkimi Evropian i jep cështjes së të drejtave të njeriut përparësi shumë të madhe", tha Gallach.
Brukseli pranoi rihapjen e dialogut pas vendimit të Iranit që të pezullojë prodhimin e uraniumit të pasuruar.
XS
SM
MD
LG