Ndërlidhjet

XHAKARTA


Ndihma ndërkombëtare ka parandaluar përhapjen e sëmundjeve në rajonin e Aces në Indonezi, zona më e prekur nga katastrofa e sunamit. Por rreziku nga epidemitë mbetet, kanë bërë të ditura Kombet e Bashkuara.
Margareta Wahlstrom, e dërguara e posacme e kreut të Kombeve të Bashkuara për cështjet humanitare, ka theksuar se përpjekjet në këtë drejtim duhet të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.
"Nuk ka zile alarmi që bien, por ne nuk mund të ulim përpjekjet. Rreziku për shëndetin është ende i pranishëm derisa njerëzit jetojnë në grupe e në vende pa kushte sanitare të mira dhe pa qasjen e nevojshme në sistemin shëndetësor", tha e dërguara e Kofi Annanit. Punonjësit humanitarë kanë filluar sot shpërndarjen e lëndëve kundër mishkonjave, që janë burim i malarjes.
XS
SM
MD
LG