Ndërlidhjet

BAGDAD


Një varg shpërthimesh e tronditën mëngjesin e sotëm pjesën e Bagdadit afër të ashtuquajturës 'Zonë të Gjelbërt' ku ndodhen zyrat e qeverisë irakiene dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Tre predha mortaje ranë 100 metra larg zonës ndërkombëtare të fortifikuar nga policia.
Nuk ka raporte për viktima.
Ndërkohë, komandanti i forcave amerikane në Irak, Gjeneral brigade Jeffrey Hammond tha se forcat e koalicionit nuk do të jenë në gjendje të garantojnë zgjedhje të qeta në disa pjesë të Bagdadit, por edhe në zona tjera të Irakut.
XS
SM
MD
LG