Ndërlidhjet

FORT HOOD/TEKSAS


Ushtari amerikan Charles Graner mund të dënohet me 15 vjet burg, pasi u shpall fajtor nga gjykata ushtarake amerikane për abuzimin e të burgosurve në burgun Abu Ghraib.
Graner u shpall fajtor për bashkëpunim kriminal, shkelje të detyrës, keqtrajtim të të burgosurve dhe kryerje të akteve të pandershme.
Gjatë 5 ditëve sa zgjati gjykimi, Graner tha se gardianët e burgut i kishin ndjekur urdhërat e eprorëve që "t'i zbutin" të burgosurit për hetimet.
XS
SM
MD
LG