Ndërlidhjet

DARMSTADT\GJERMANI


Zyrtarët evropianë të gjithësisë kanë paraqitur të dhënat e mbledhura nga sonda Huygens, gjatë zbritjes së saj të djeshme për dy orë në hënën e Saturnit, Titan. Zyrtarët thanë se të dhënat e mbledhura janë të "shkëlqyeshme".
Fotografitë e paraqitura sot tregojnë një sipërfaqe të portokalltë të mbuluar nga një mjegull e hollë e metanit, çka besohet të jetë një det metani me ishuj të përbërë nga copa akulli. Shkencëtarët besojnë se atmosfera e Titanit është e ngjashme me atë të Tokës, dhe mund të japë përgjigje për lindjen e jetës në planetin tonë.
XS
SM
MD
LG