Ndërlidhjet

FORT HOOD\TEKSAS


Një gjykatë ushtarake amerikane ka dënuar ushtarin amerikan Charles Graner me 10 vjet burg për rolin e tij në abuzimin dhe poshtërimin seksual të të burgosurve në Abu Graib të Irakut.
"Unë isha një ushtar. Dhe nëse kam bërë dicka të gabueshme, këtu jam", ka thënë Graner.
Ai ballafaqohej me dënimin maksimal prej 15 vjetësh burg. Pasi ta kryejë dënimin ai do të largohet nga ushtria amerikane. Nëna e tij Irma Graner, pas shqiptimit të dënimit, ka thënë:
"Ai i mori 10 vjet burg për dicka që i është thënë të bëjë".
XS
SM
MD
LG