Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Brenda dy muajve të ardhshëm do të përfundojë hetimi i plotë dhe profesional" lidhur me akuzat se forcat serbe të sigurisë kanë djegur kufomat e masakruara të shqiptarëve në uzina dhe miniera, ka deklaruar inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vladimir Bozovic.
Akuzat për djegjen e kufomave të shqiptarëve të vrarë u bënë nga Fondi Humanitar, organizatë jo qeveritare e drejtuar nga aktivistja Natasha Kandiq. Kjo organizatë së fundi ka akuzuar sërish shërbimet e zbulimit dhe forcat e sigurisë se po kërcënojnë me vdekje veprimtarët e kësaj organizate, vecanërisht në jug të vendit.
Kërcënimet janë rezultat i akuzave të bëra për krime lufte, thuhet në një deklaratë të kësaj organizate.
XS
SM
MD
LG